Pavarësisht se ishte informuar se nuk do ta fitonte çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, Lionel Messi mori pjesë përmes një videotelefonike në ceremoninë që u zhvillua në Cyrih të hënën.

Si një gjest respekti ndaj Robert Lewandowski, i cili mori çmimin, Messi u lidh përmes iPad-it të tij dhe kaloi pothuajse një orë duke parë ceremoninë.

“Dua t’i them Robert Lewandowskit se është një nder për mua të konkurroj me të”, tha Messi pas marrjes së Topit të Artë në nëntor.

” Ju e meritoni Topin tuaj të Artë . Vitin e kaluar të gjithë ranë dakord që ju ishit fituesi. Unë mendoj se France Football duhet t’ju japë Topin tuaj të Artë dhe [ju duhet] ta keni atë siç e meritonit. Shpresoj që France Football mund t’jua japë atë në mënyrë që ta keni në shtëpinë tuaj, sepse ju ishit fituesi i merituar. Duhet ta keni në shtëpinë tuaj”, deklaroi ai.

Lewandowski është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s dy herë në 2020 dhe 2021, ndërsa Messi e ka marrë një herë (2019) dhe Cristiano Ronaldo dy herë në 2016 dhe 2017.