Franca ka regjistruar rreth gjysmë milion infektime me koronavirus. Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore identifikuan 464,769 raste të reja me COVID-19, një rekord rastesh regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 100, 339.

Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv janë shtruar 3881 pacientë. Sakaq shkalla e vaksinimit kundër COVID ishte 78, 2% në fund të vitit 2021.