Shkolla “Ahmet Zogu” në Kamzë ka pësuar një transformim rrënjësor, falë rikonstruksionit total dhe shumë shpejt do të hapë dyert për nxënësit dhe mësuesit, me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të kësaj shkolle, e cila së shpejti hap dyert për 1238 nxënës. “Mirëmëngjes dhe me shkollën e rilindur “Ahmet Zogu” në Kamzë, tani drejt përfundimit, që së shpejti do të hapë dyert për 1238 nxënës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Arsimi është një ndër prioritetet kryesore të Bashkisë Kamzë, ku në shumë pak kohë është bërë një punë shumë e madhe në këtë sekto. Në bashkëpunim me qeverinë, në Kamzë është mundësuar rikonstruksioni dhe ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave me standardet më të mira, një ndryshim ky rrënjësor krahasuar më situatën më parë.