Kampusi ultramodern i Universitetit Bujqësor të Tiranës po merr jetë si pjesë e programit të Rindërtimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i ndërtimit, i ngritur aty ku ishin karakatinat e vjetra të konvikteve të Universitetit Bujqësor.

“Kënaqësi të shohësh punën që vijon pa u ndalur për ndërtimin e kompleksit modern mbi gërmadhat e ish-konvikteve të Universitetit Bujqësor që rrënoi tërmeti”, tha Rama.

Kampusi i ri është konceptuar nga arkitekti i famshëm Winy Maas.

Rindërtimi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk përfshin vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilat po rindërtohen më të forta e me kushte më të mira.

Kantieri i Kampusit të ri të Universitetit Bujqësor të Tiranës krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve europiane.