Parku Kombëtar i Drilonit është një nga pikat turistike më të frekuentuara në Shqipëri. Ky monument i mrekullueshëm natyre në verë, është po kaq i bukur dhe mahnitës dhe në dimër.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Driloni i veshur nga dëbora.

“E diel e bardhë në Drilon”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, shumë pranë fshatit turistik të Tushemishtit. Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet si dhe mjellmat e shpendët e tjerë që gjallojnë këtu, ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm duke e kthyer Drilonit në një prej destinacioneve turistike të frekuentuara në të katër stinët e vitit.