Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel ku edhe për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Rama tha në këto zgjedhje Ilir Meta do të futet sëbashku me Sali Berishën.

Në do jemi me njerëz normalë që shkojnë me një ofertë për punë ndërsa ata tjerët janë me brava, non grata. Do futet edhe ky Ilir Meta me non gratan.

“Të bëj një parashikim, ne në zgjedhje do të shkojmë me kandidatë normalë, njerëz normalë që do të shkojnë të ofrojnë një kandidaturë për punë, përballë do të kenë brava, do të kenë vare.

Dhe jam i bindur 100 për qind, 1000 për qind që do të futet edhe Ilir Meta. Mbajeni mend tani që nongrata do të bashkohet me Ilir Metën, Ilir Meta është edhe grata edhe nongrata dhe do të jenë të dy bashkë atje, brava, qysqi, trasta të mbledhur atje.

Çfarë do zgjedhin njerëzit, njerëzit duan të zgjedhin kryetar bashke, këta do zgjedhin bravaxhintë, trastaxhinjtë dhe qysqixhinjtë. Ilir Metën Metën e ke me Saliun, grata, nongratam grata, i ke bashkë të dy sepse është ajo shprehja se ishim te xhamia; çfarë ndodh në fund me derën e xhamisë!”, u shpreh Edi Rama .