Në Berat ka marrë jetë një tjetër investim i qeverisë shqiptare në rrugën pa kthim të transformimit të sistemit shëndetësor, materniteti i ri i qarkut, i cili i ka ndryshuar njëherë e mirë faqen e shërbimit ndaj nënave të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky maternitet, i cili sipas tij, është një tjetër zotim i mbajtur në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.

“Mirëmëngjes dhe me maternitetin e ri të Beratit, tjetër zotim i mbajtur në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Nga simbol i harresës në dekada të tëra, ky maternitet është kthyer në shembëlltyrë të standardeve europiane.

Spitali i ri ka një kapacitet prej 50 shtretërish dhe ofron një standard të ri shërbimi në gjnekologji, obstretikë dhe neonatologji.