Dy persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave pak javë më parë.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër arreste, por aktualisht janë vënë në pranga vetëm 2 persona, të cilët akuzohen se kanë publikuar të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve.

Burimet thanë se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se këta dy persona, kanë nxjerrë nga sistemi listat e pagave.

Mbi dy personat është ngritur akuzë zyrtarisht.

Për momentin nuk ka detaje të tjera mbi identitetin e personave që policia i ka çuar pas hekurave në paraburgim.

Operacioni policor është në vijim dhe burimet thanë se numri i të arrestuarve mund të rritet.