Cristiano Ronaldo nuk po arrin të akomodohet te Manchester Unitedi. Te “Djajtë e Kuq” kanë filluar krisjet e para, ndërsa trajneri i ri, Ralf Rangnick nuk ka arritur ta këndellë ekipin. Mediat në Francë raportojnë se Paris Saint-Germain e ka rikthyer interesin e tyre për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo erdhi te Manchester United në fund të verës dhe, megjithëse është golashënuesi më i mirë i klubit, nuk është aspak i kënaqur. Agjenti i tij, Jorge Mendes pritet të takohet me yllin portugez dhe pritet që më së largu Ronaldo të largohet në afatin kalimtar veror.