Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar në PD, me protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha. Meta bën thirrje që të ruhet qetësia dhe të shmanget dhuna, duke theksuar rëndësinë e një proteste paqësore. Sipas Metës është e domosdoshme që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme demokratike.

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, shkruan Meta.