Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, të shtunën e 8 janarit, ka bërë të qartë sërish se, aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik, “nuk do të tolerohen”.

Përmes një postimi në median sociale Facebook, Çuçi shkruan se Policia e Shtetit duhet të pëkrahet dhe jo të baltoset.

“Keqardhje e thelle per komentatoret politike dhe publike qe baltosin Policine e Shtetit, ne nje prej diteve me te mira te saj perballe nje nder situatave me te nderlikuara ne historine e pluralizmit. E drejte, e e paanshme, e pergatitur dhe profesionale Policia e Shtetit do te beje deri ne fund punen e saj. Tanime ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine, jashte dhe brenda godines se turpit te sotem kombetar”, nënvizon Çuçi.