Merkato e janarit e Partizanit mund të nisë me një kthim të bujshëm në radhët e të kuqve. Burime per Panorama Sport bëjnë me dije se ish-mbrojtësi Eneo Bitri, është gati që të vishet përsëri i kuq, pasi ka prishur marrëveshjen që kishte me klubin e Astana

Pas një pjesëmarrje në Kupat e Europës shumë të mirë dhe si protagonist, Bitri nuk ka luajtur aq rregullisht në kampionat dhe duket se ka vendosur që të largohet nga skuadra kazake. Kështu, palët kanë ndërprerë marrëveshjen mes tyre dhe Bitri është tani një futbollist i lirë.

Një okazion për Partizanin që nuk ka humbur kohë dhe ka nisur shpejt kontaktet me lojtarin. Megjithatë, ky i fundit pret ende një ofertë nga Hungaria, ku ka pasur interesim për të së fundmi dhe nëse nuk realizohet kjo pistë, do të kthehet përsëri te Partizani pasi u ka bërë të qartë kryeqytetasve që në Superiore do të veshë fanellën e tyre nëse do të vendosë kthimin në Shqipëri.