Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në një lidhje “Skype” është shprehur se varianti i Covid-19 “Omicron” është shumë i transmetueshëm dhe madje mund të infektojë edhe fëmijët.

Skënder Brataj: As Komiteti dhe as Ministria nuk ka hequr dorë, shumë persona po më telefonojnë dhe më thonë se përveç “Green Pass” është edhe certifikata e kalimit të sëmundjes. Qytetarët më shkruajnë dhe më thonë se kontrolli që ka ardhur nuk është i vlefshëm në certifikata. Certifikata është e vlefshme kur mjeku i familjes, mjeku i pacientit ka vërtetuar që personi ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe e ka regjistruar atë në sistem nëpërmjet E-Albania sepse mund të ketë falsifikime sa të duash, se po marr një certifikatë që jam i sëmurë. Mjekët e familjes për pacientët e tyre që lëshojnë këto certifikata sëmundjeje, duhet t’i regjistrojnë ato dhe të mos krijojnë konflikt. Kanë filluar kontrollet dhe për “Green Pass” dhe është shumë e thjeshtë sot që të kapësh një institucion e të shohësh personelin nëpërmjet E- Albania a i kanë bërë apo jo vaksinat.

Modeli shqiptar tregoi se gjatë gjithë kohës që e kemi pasur nën kontroll, të paktën ato masa që kemi pasur janë respektuar, ndërkohë duhet të themi që qytetarët të ndërgjegjësohen më shumë sepse sot po të kapi, do të kapi të gjithë familjen se edhe koha e ekspozimit ndaj këtij variant është shumë më e shkurtër se Delta dhe variantet e tjera precedente. Varianti i ri infekton edhe fëmijët.