Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesditën e sotme pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të ndryshme të vendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se po bëhet i mundur pastrimi i hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh dhe i rrugëve ku shkelim përditë.

Ndër të tjera Rama citon se në një situatë të tillë duket sikur na është mësuar syri me pisllëkun.

“Vazhdojmë pa u ndalur me Planin e Pastrimit Kombëtar, sepse nuk është një aksion, por një nismë që do t’i shkojmë deri në fund

Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë e më shumë të pastruarit të hapësirave që ishin kthyer në vendndodhje të turpshme mbetjesh, por edhe rrugët që shkelim përditë e ku duket sikur syri është mësuar me pisllëkun

*momente pastrimi në Dibër, Durrës, Gjirokastër, Mat, Bulqizë, Burrel, Sarandë, Shkodër, Maliq dhe Kukës”, shkruan Rama.