Australia ka regjistruar ditën më të nxehtë në dekadat e fundit, pasi termometri në një qytet të largët bregdetar tregoi 50.7 gradë Celsius.

Temperatura në Onslow, në Australinë Perëndimore, këtë të enjte përputhet me rekordin e vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut.

Onslow dhe zonat përreth mund të shohin thyejnë rekordin e ’62-shit, pasi parashikohet rritje temperaturash të premten.

Muajin e kaluar, Australia Perëndimore përjetoi situatën e vështirë me flakët e mëdha që përfshinë pyjet. Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se .,000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin.

Byroja e Meteorologjisë konfirmoi të enjten se Onslow barazoi rekordin në 14:26 me kohën lokale, raporton BBC.

Sipas mediave lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5C Dy qytete të tjera, Mardie dhe Roebourne, raportuan temperatura mbi 50C të enjten.

Departamenti Meteorologjisë, tha se akumulimi i ajrit të nxehtë në rajon është shkaktuar nga mungesa e stuhive. Ai tha se njerëzit bëjnë “kujdes shtesë për të qëndruar në ambiente të mbyllura me ajër të kondicionuar.

Një banor tha për ABC News se temperaturat janë rritur aq shumë sa ajri i kondicionuar në zyrën e tyre nuk punon më.

Disa ditë më parë, një raport nga sistemi satelitor i BE-së konfirmoi se shtatë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara.