Në një kohë kur varianti delta dhe Omicron janë përhapur në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi gjatë paradites së sotme një takim me ekspertët e Komitetit Teknik me të cilët diskutoi rreth situatës së pandemisë dhe masave anti-COVID.

Ajo e cilësoi marrjen e dozës së tretë të vaksinës një domosdoshmëri, ndërsa shtoi se është me rëndësi zbatimi i masave aktuale anti-COVID.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.”, shprehet ministrja.