Disa përfaqësuese të Lidhjes se Gruas i janë drejtuar selisë blu, por dyert qëndruan të mbyllura dhe për to.

Para tyre në selinë blu ishin dhe Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit për të mbajtur një takim, por edhe ata ashtu si një ditë më parë nuk arritën t’i hapnin dyert.

Ata kanë folur para mediave duke theksuar se Rithemelimi është i nevojshëm, ndaj paralajmërojnë se në protestën e ditës së nesërme do ti rikthejnë demokratëve selinë e tyre.

Ish sekretari i përgjithshëm i FRPD u shpreh se në emrat që lexoi Gazment Bardhi për delegatët e pranishëm në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit ndërsa shtoi se mbi 200 i ka lexuar më shumë se 2 herë.

Ervin Minarolli: Kanë tentuar dhe dje dhe pardje deputetë dhe anëtarë të FRPD, anëtarë të komisionit të rithemelimit, bashkë me mua sot janë anëtarë të kuvendit kombëtarë të PD, selia është e mbyllur. Besoj se është rast unikal që një parti mbyll dyert për mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është e ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, pa frymëzim, prandaj është i nevojshëm Rithemelimi.

Grigels Mucellari: Do të doja të bëja një transparencë për emrat që ka lexuar Bardhi, i cili ka mashtruar opinionin publik dhe ata demokratë që akoma mund ta mbështesin atë apo deputetin Basha. Bardhi ka lexuar rreth 4237 emra të cilët pretendon se kanë qenë të pranishëm në datën 18 tek antikuvendi që ka organizuar ai. Delegatë janë 1534 ku mbi gjysma nuk kanë qenë aty. Mbi 200 anëtarë i ka lexuar 2-3-4 herë për arritur numrin.

Mimoza Hajdarmataj: Nesër që është ditë pushimi, demokratët do të vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe do ia kthejnë selisë vetes së vet, shtëpi në e tyre.