Futbollisti brazilian është objektiv i gjigantit francez qe një kohë të gjatë Paris Saint-Germaini e ka rikthyer interesimin për Lucas Paquetan. Gjiganti francez synon ta përforcojë mesfushën për sezonin tjetër. Dhe, mediumi francez “L’Equipe” zbulon se objektiv kryesor i klubit nga “Parku i Princave” është futbollisti i Lyonit, përcjell “Gazeta Express”.

24 vjeçari është lojtar i veçantë pasi ka tipare dhe aftësi ofanzive dhe defanzive. Ish-futbollisti i Milanit ka qenë i involvuar në 9 gola nga 17 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon deri tash.