Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i ka ofruar ish-kancelares gjermane, Angela Merkel një post këshilltareje në OKB.

Sipas burimeve të OKB-së, Guterres i kërkoi Merkelit të kryesojë një komitet këshillues të udhëhequr nga ish-krerë shtetesh dhe qeverish.

”Paneli duhet të identifikojë të mirat publike globale dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, ku përmirësimet e qeverisjes janë më të nevojshme, si dhe të propozojë opsione se si mund të arrihet kjo”, deklaruan burime pranë OKB-së.

Shtresa e ozonit është një shembull i një të mire publike globale dhe termi mund të aplikohet gjithashtu për rregulloret e zbatueshme ndërkombëtarisht si për sigurinë e fluturimeve ashtu edhe për tregtinë globale.

Guterres thuhet se ia bëri ofertën direkt ish-kancelares Merkel.

Burimet e OKB-së thanë se ata besonin se gjasa që ajo të merrte vendin e punës ishte mjaft e ulët.

Me sa duket nuk ka ende një përgjigje nga Merkel.

Politikania 67-vjeçare konservatore nuk kandidoi më për zgjedhjet federale në shtator dhe u tërhoq nga politika gjermane në fund të vitit të kaluar, pas 16 vitesh në krye si kancelare.