Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon një situatë të zymtë lidhur me pandeminë e coronavirusit. Deri në mes të marsit mund të jetë infektuar më shumë se gjysma e evropianëve nga varianti Omicron.

Omikron është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit evropian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit Delta, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. Varianti Omikron i coronavirusit po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Evropën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.

Në sfondin e ritmit aktual të përhapjes Institutit Studimor, IHME bazuar në kalkulimin e modeleve të mundshme parashikon, që mbi 50 përqind e popullsisë në rajonin evropian mund të infektohen me Omikron në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm. Në një raport të institutit më 8 janar thuhet shprehimisht; „Modelet tona për rajonin evropian parashikojnë, që në mes të janarit me mbi 12 milionë infeksione në ditë të arrihet niveli më i lartë – por kuotat më të larta në nivel kombëtar mund të variojnë dukshëm nga njëra-tjetra”.

“Të shfrytëzohet hapësira e mbetur kohore

Vetëm në javët e parat ë 2022 në rajonin evropian janë regjistruar më shumë se shtatë milionë raste me coronavirus, që do të thotë se ka një dyfishim brenda një harku kohor dyjavor, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Kluge. Omikron ndërkohë është raportuar në 50 nga 53 vendet në Europë dhe në Azinë Qendrore.

Kluge u bëri thirrje vendeve pa rritje të shifrave me variantin Omikron, që ta shfrytëzojnë hapësirën kohore për të marrë masat – omikron përhapet më shpejt se të gjitha variantet e mëparshme të virusit Sars-CoV-2. Kluge megjithatë bën thirrje që shkollat të qendrojnë të hapura. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët, ndaj shkollat duhet të jenë vendet e fundit që duhet të mbyllen në rast nevoje dhe të parat që duhen hapur sërish me zbutjen e situatës.

A do ta mbingarkojë Omikron sistemin gjerman të shëndetësisë?

Edhe në Gjermani Instituti Robert Koch (RKI) ndërkohë ka regjistruar një rritje të dukshme të variantit Omikron. Gjatë javëve të fundit të vitit të kaluar janë regjistruar 31.000 raste me Omicron, në javët e parat ë 2022 shifra ka arritur në gati 53.000. Se çfarë pasojash mund të ketë një rritje e fuqishme ende nuk është e qartë.

Në raportin javor të RKI-së të 6 janarit thuhet, se studimet lenë të kuptohet, që numri i njerëzve që duhet të shtrohen në spital prej variantit Omikron do të jetë më i ulët.

Deri tani janë të pamjaftueshme të dhënat për të vlerësuar saktësisht, se sa e rëndë mund të jetë sëmundja nga varianti Omikron. E qartë është, që numri i të infektuarve në Gjermani gjatë ditëve të fundit është rritur. Incidenca shtatë ditore (numri i personave të infektuar ndër 100.000 banorë në shtatë ditë) është rritur. Aktualisht në nivel federate kjo kuotë është gati 388. /DW/