Stabiliteti, modestia, besnikëria, mirëkuptimi…Shumë do të pajtohen se këto janë disa nga cilësitë më të mira që mund të gjejmë te një mik apo partner. Këto katër shenja të Horoskopit konsiderohen si më të përgjegjshmet dhe tejet besnikë.

Gaforrja-Njihet për modestinë, me këmbë në tokë dhe e adaptueshme. Personat që i përkasin kësaj shenje janë miq shumë të mirë sepse do t’ju tregojnë gjithçka në fytyrë por me kujdes. Ata kurrë nuk pretendojnë të jenë të lumtur madje as në marrëdhëniet me miqtë apo partnerët.

Bricjapi-Përgjegjësia është një nga cilësitë kryesore që mbartin personat e lindur në këtë shenjë. Përveç kësaj, ata janë të mençur dhe shumë të durueshëm. Ata gjithmonë mendojnë në mënyrë racionale dhe nuk i gjykojnë të tjerët. Ata janë miq të mirë, vazhdimisht ofrojnë ndihmë dhe këshilla të shkëlqyera.

Virgjëresha-Personat që i përkasin kësaj shenje nuk pretendojnë kurrë të jenë dikush që nuk janë dhe nuk mburren për gjërat që kanë. Ata përpiqen të bashkëpunojnë me njerëzit dhe të përshtaten me gjithçka, dhe janë gjithmonë aty për të motivuar miqtë.

Demi-Ashtu si tre shenjat e mëparshme, Demi është shumë me këmbë në tokë dhe i qëndrueshëm. Personat që i përkasin kësaj shenje gjithmonë shprehin mendimet e tyre sinqerisht dhe kurrë nuk u japin shpresa dhe premtime të rreme miqve.