FSHF zhvilloi sot një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Për të justifikuar abuzimet e Armando Dukës, foli para kamerave të përzgjedhura me kujdes Andi Verçani, drejtues i Departamentit të Komunikimit në FSHF.

Mjafton t’i hedhim një shikim në rrjete sociale të zyrtarit të lartë të FSHF-së dhe do të shohim se gjuha e tij shkon përtej çdo komunikimi etik, madje shkon gjer aty sat ë përbëjë edhe vepër penale duke kërkuar djegien për së gjalli me benzinë të efektivëve të policisë.
Nëse Presidenti Armando Duka nuk ka mundur që të kontrollojë se çfarë bëjnë njerëzit e tij të besuar që i ka dhënë pozita të larta drejtuese në FSHF, ne po rendisim disa fakte ku cenohet rëndë pavarësia nga politika e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend.

1-Thirrja për të djegur me benzinë efektivët

Një prej fotove të hedhura në Facebook nga ana e Verçanit është dhe ajo e një efektivi policie, ku zyrtari i lartë i FSHF-së bën thirrje për ta djegur me benzinë. “Kta duhen djegur me benzinë se kshu nuk vazhdohet”, shkruan ai, një koment aspak i denjë për një zyrtar të FSHF, një institucion që përmes sportit ka si detyrë të kultivojë Fair Play-n.

2-“Shkoni me q…huni”.

Ky është qëndrimi Drejtuesit të Departamentit të Komunikimit në FSHF Andi Verccani ndaj kujtdo që guxon të shprehë një mendim ndryshe nga Duka apo për mënyrën se po menaxhohet Kombëtarja dhe Federata.

Njeriu i besuar i Dukës ka shpërthyer me gjuhë vulgare në rrjete sociale jo vetëm ndaj specialistëve të futbollit që kanë shprehur rezerva ndaj FSHF-së, por dhe tifozëve të thjeshtë të cilët falë pasionit të tyre ndjekin Kombëtaren tonë kudo ku ajo shkon të luajë.

3-Sulmi ndaj Kim: “Koha për t’i varur brekët në kokë ca tipave themi ne nga Brryli”

Teksa ka publikuar një foto të ambasadores amerikane Yuri Kim, Verçani i cili sëfundmi është rreshtuar krah Berishës, ka shkruar: “Koha për t’i varur brekët në kokë ca tipave themi ne nga Brryli”. Mos ndoshta qëndrimi kundër SHBA-ve e ka bashkuar dhe me Berishën sëfundmi?

4-Fushata për PD

Federata e Futbollit duhet të jetë apolitike. Por për drejtuesit e saj kjo nuk vlen. Gjatë gjithë fushatës, Drejtuesi i Departamentit të Komunikimit në FSHF Andi Verçani ka bërë hapur fushatë për Jorida Tabakun duke shkelur pavarësinë e institucionit që Duka e nxori sot të përfaqësojë./Tema