Ish sekretari i përgjithshëm i FSHF-së dhe kandidati për Shoqatën e Tiranës, Eduard Prodani, ka folur për situatën rreth proçesit zgjedhor në këtë shoqatë dhe presionet që po ushtrohen nga FSHF-ja për tentativat për të manipluar zgjedhjet.

Në një intervistë për gazetarin e Gazetës TemA, Fatjon Baze, Prodani shprehet se si drejtuesit e FSHF-së po ushtrojnë presione dhe kërcënime në drejtim të votuesve për Shoqatën e Tiranës, duke nënvizuar se në rast se do ketë manipulime ai do e ndjekë çështjen në mënyrë ligjore në të gjitha instancat e drejtësisë si dhe të UEFA-s apo FIFA-s.

Prodani thekson gjithashtu se nga fushata dhe takimet që ka kryer deri më tani, ai shprehet optimist se do të jetë fitues.

Më poshtë intervista e plotë.

Si po shkon fushata per kreun e Shoqates Tirane?

Fushata me anetaret ka shkuar shume mire. Kam gjetur mirkuptim dhe mbeshtetje ne shume prej tyre. Po edhe kam vene re se tek nje pjese ekziton ndrojtje dhe frike se mos klasifikohen si “armiq te klases”. Ky lloj depersonalizimi qe sistemi i futbollit ju ben kesaj kategorie qe ne te vertete jane heronjte e futbollit shqiptar eshte per te ardhur keq. Por kohet po ndryshojne. Une kandidoj dhe qendroj pikerisht per kete qellim. Nderkohe nuk mund te them te njejten gje per aspektin ligjoro-institucional te ketyre zgjejdhjeve. Pervec mangesive te theksuara ne kuadrin rregullativ dhe ate organizativ te Shoqates. Kreret e ketij institucioni po shperdorojne dukshem detyren duke krijuar nje klime shume mbytese per kandidatin “opozitar” si me konsiderojne.

Mund te thoni dicka me konkrete?

Ne baze te statutit, punimet e Asamblese se Pergjithshem duhet te zhvillohen ne perputhje me Rregulloren e Asamblese se Pergjitheshme dhe duhet te mbikqyren nga Komisioni i Verifimit te Asamblese (KVA) qe supozohet te jete i pavarur. Ne fakt Shoqata e Tiranes nuk ka as Rregullore te Asamblese dhe as KVA. Veprimet per Asamblene po i ben sektretari i pergjithshem qe eshte nje nepunes, kuptohet i paguar nga FSHF.

Per me teper, megjithe insistimin tim nuk me eshte vene ne dispozicion lista e delegateve me te drejte vote dhe askush nuk e di se kush do te vije te votoje ne Asamble. Pra, per te bere me te kuptueshme per publikun them se une po hyj ne zgjedhje pa kod zgjedhor, pa komision elektoral, pa lista zgjedhore dhe pa Kolegj elektoral. Kush eshte marre me zgjedhje e di mire qe keto vetem zgjedhje te drejta nuk mund te quhen. Kjo eshte situate horror qe ndodh vetem ne Shqiperi. Njoftimet e fundit qe me vijne bejne fjale per fallsifikime masive me dokumentacionin e Asamblese per te bere te mundur qe ne Asamble te vijne te votojne ne emer te shoqatave anetare persona besnike dhe qe jane ne borderote e FSHF. Kjo me kujton fushaten e fundit zgjedhore ne FSHF ku ne menyre krejt te ngjashme zgjedhjet u grabiten ne dem te kandidatures se zotit Fino.

Kush do te jete reagimi juaj?

Une do te ndjek me vemendje gjithçka dhe me pas, ne varesi te asaj qe do ndodhe, do t’i drejtohem organeve te drejtesise dhe institucioneve nderkombetare te futbollit. Por po i paralajmeroj publikisht se une jam nje njohes i mire i sistemit dhe se aktet e mia nuk do te jene “fleterrufe” qe perfundojne ne koshat e ndonje zyrtari te UEFA-s. Ju jap fjalen se goditja do t’ju dhembe dhe drejtesia do te vihet ne vend.

Ne nje konference shtypi pak me pare, perfaqesuesit e FSHF kercenuan se do te cojne ne UEFA ankimin per nderhyrje ne zgjedhjet e Shoqates se Tiranes. Kush eshte reagimi juaj?

Hajduti therret gjithmone “kapeni hajdutin”. Por dua te sqaroj se FSHF ka arritur prej kohesh te krijoje “gogolin” FIFA/UEFA me qellimin qe te beje te stepen institucionet qeveritare qe kerkojne te kthehet ligjshmeria ne futbollin shqiptar. Dhe duhet thene qe deri diku ja kane arritur. Kjo sepse shpesh kane pasur te bejne me struktura dhe nepunes jo-kompetente te administrates shteterore ne lidhje me FIFA/UEFA, rregulloret dhe politikat e tyre. Ne Shqiperi kam pare te vijne ne mbeshtetje krejt jo-etike te parise se FSHF edhe figura te larta te ketyre institucioneve qe me pas jane larguar dhe denuar si mafioze. Kjo sjellje me Shqiperine si me nje republike bananesh duhet te marre fund. I takon administrates shteterore ta beje kete. Persa i perket kercenimeve te sotme, ato jane thjesht “shashka”. Vete termi “nderhyrje politike” eshte i sajuar dhe nuk ka kuptim real. FIFA/UEFA qendrojne vetem ne rastet kur shteti nderhyn ne tejkalim te ligjit ne punet e futbollit dhe vetem kaq. Nderkohe ligjet e nje vendi jane sovrane dhe askush ne FIFA/UEFA nuk do guxonte te ngrinte zerin kundrejt nje institucioni shteteror apo qeveritari qe zbaton ligjin e vendit te tij.

Si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve ku merrni pjese?

Nga takimet dhe reagimet qe kam nga baza une rezultoj te jem fitues. Kjo nuk ka qene e lehte sepse duhet te dini qe punonjesit e FSHF kane filluar fushaten muaj perpara se zgjedhjet te shpalleshin dhe kane ushtruar presion te jashtezakonshem te kombinuar me kercenime dhe premtime, pabesi dhe abuzime ne shume forma. Une dhe mbeshtetesit e mi ju kemi thene te verteten e thjeshte se ata jane te mashtruar dhe te vjedhur. Sot anetaret e Shoqates se Tiranes e kane te qarte se me fitoren time fillon ndryshimi i shume gjerave ne futbollin e Tiranes, pse jo edhe me tej. Tema/