Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije së fundmi se pandemia e Covid-19 mund të jetë drejt përfundimit gjatë këtij viti. Nëse nuk shfaqet ndonjë skenar i papritur apo probleme me disponueshmërinë e vaksinave, pandemia mund të kthehet në një endemi.

Përtej faktit që “virusi mund të mos zhduket kurrë plotësisht” pasi të tilla pandemi bëhen pjesë e ekosistemit, gjendja emergjente në shëndetin publik ka gjasa të përfundojë shumë shpejt. “Ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë një nivel të ulët të incidencës së sëmundjeve me vaksinimin maksimal të popullatës sonë, por në mënyrë që askush të mos vdesë”

Eshtë ende herët për të thënë nëse përhapja e Omicron do të ndihmojë duke e shndërruar Covid-19 nga pandemi në endemi, por të paktën Dr. Anthony Fauci shpreson të jetë kështu. Nëse ky skenar ndodh, njerëzimi mund ta ketë shumë më të thjeshtë ta menaxhojë fazën endemike të koronavirusit.

Një sëmundje endemike është prezente në mënyrë konstante në një popullsi, por ndikon tek shoqëria dhe njerëzit në mënyrë aq alarmante sa pandemia, e cila ndaloi jetën në shumë aspekte. Sipas tij, duke qenë se Omicron është shumë i transmetueshëm, por më pak i rrezikshëm se variantet e tjera, mund të jetë një fazë tranzicioni që e kalon pandeminë në endemi.