Valon Shehu, këngëtari i njohur dhe njëkohësisht ish-konkurrenti i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” është diskutuar në media kryesisht për deklaratat e tij para hyrjes brenda garës, që lidhenin me femrat e shtëpisë. Së fundmi, këngëtari ka qenë i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka folur gjatë rreth jetës së tij, si dhe për ngacmimet e vajzave të shtëpisë më të famshme të momentit.

Ai është pyetur se nëse vajzat brënda shtëpisë së “Big Brother VIP” e kanë parë duke u larë nudo dhe si kanë reaguar ato. ‘Të gjitha, nuk besoj se kanë reguar keq por thjeshtë më ka bërë përshtypje fakti sesi të gjithë laheshin me të brendshme. Mesa di unë njeriu lahet ashtu sic na ka falur zoti. Vjazat kur kalonin e zgjasnin kokën për të parë sepse pa u zgjatur nuk mund të dallosh gjë. Në kamera nuk dallohet që pasi e ka mendu regjia të mos dalim nudo pasi shikojnë edhe fëmijët. Por nuk mendoj që kanë reaguar keq plus kur kam hyrë unë ato kishin dy muaj brenda edhe normal epshi ishte i madh kurse unë isha i freskët”– u shpreh ai.

Valoni ka folur edhe për jetën e tij private, duke treguar edhe vështirësitë që ajo ka patur. “Kemi qenë katër vjet e gjysmë bashkë, përfundoi sepse u bën disa gjëra ka qën lidhja e parë e imja dhe më e gjata sepse ndoshta kemi qenë shumë të rinj , 20 vjeç dhe jemi nda për vetë faktin që nuk e ka shijuar lirinë asnjëri prej nesh. Ndoshta po të ishim lidhur tani mund të kishte zgjatur.”- ka rrëfyer ai.