Greqia nis penalizimet për ata që nuk e kanë bërë vaksinën.

Të gjithë personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç do të gjobiten duke filluar prej kësaj të hëne. Gjoba do të jetë 50 euro për janarin dhe 100 euro duke filluar nga shkurti. Nëntëdhjetë përqind e njerëzve mbi 60 vjeç janë vaksinuar, ose kanë rezervuar një takim vaksinimi që nga shpallja e gjobës, bëjnë të ditur mediat greke.

Megjithatë, rreth 300,000 njerëz mund të përballen me gjobën nëse nuk vaksinohen.

Në vend, punonjësit e sistemit të shëndetësisë që nuk janë vaksinuar ndaj COVID-19 tashmë janë pezulluar dhe përballen me mundësinë e shkarkimit nëse nuk respektojnë rregullat e vaksinimit.

Disa zyrtarë qeveritarë favorizojnë zgjerimin e vaksinimit të detyrueshëm për personat e moshës 50-59 vjeç, por ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Greqia regjistroi 95 vdekje të tjera të lidhura me COVID-in të dielën, ndërsa numri total i vdekjeve në vend arrin në 22,000.