Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i tij.

Politikani ishte sëmurë rëndë që prej më shumë se dy javësh duke anuluar çdo lloj aktiviteti. Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali muajin e kaluar për shkak të komplikacioneve serioze me sistemin e tij imun.

“Sassoli ndërroi jetë në orët e para të martën në një spital në Aviano”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg ku u trajtua për pneumoni. Pastaj daljes nga spitali, italiani iu kthye detyrës në nëntor.

David Sassoli më herët ka qenë gazetar pastaj është futur në politikë.