Kryeministri Edi Rama Rama uroi që demokratët të dalin sa më shpejt nga situata duke i kapërcyer liderin aktual Lulzim Basha dhe ish-liderin Sali Berisha, të cilët i cilëson shpesh si “kufoma politike”. I pyetur nëse mazhoranca sheh mundësi për të bashkëpunuar me opozitën në këto kushte, kreu i qeverisë tha se kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë, ai shtoi se për sa kohë deputetet demokratë janë legjitimë sepse janë në Parlament me votën e zgjedhësve, mundësitë mund të krijohen. “Të dy këta përfaqësues të mbetur nga e shkuara në këmbë, nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç.

Deputetët e PD, janë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit. Kur shohim që ka shans për bashkëpunim, jemi aty për ta bërë këtë. Situata është e vështirë për momentin..do të shohim si do të zhvillohet. Uroj që të ketë një zgjidhje paqësore. Uroj që dhuna dhe fortifikimet të mbeten pas.”