Mjekët dhe infermierët janë në gatishmëri në të gjithë vendin në këto ditë të motit ekstrem, për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot disa foto nga mjekët dhe infermierët të cilët janë në gatishmëri dhe vizitojnë pacientët që kanë emergjenca shëndetësore në banesat e tyre, në këto ditë të motit ekstrem.

“Kushtet ekstreme të motit në -15 gradë celsius në fshatin e thellë malor Bllacë në Bulqizë, nuk e kanë penguar infermiere Fiqireta Skarrën të shërbejë në banesë, për ata që kanë nevojë”, u shpreh Manastirliu.

“Si Fiqeretja, infermiere Nurie Xheka në fshatin Gjuras në Shupenzë, Kliton Shpati në Theth, mjekët dhe infermierët tanë janë në gatishmëri në të gjithë vendin në këto ditë të motit ekstrem, për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore”, theksoi ministrja Manastirliu.