Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale u ka uruar nxënësve suksese një ditë para rikthimit të tyre në shkolla, pas pushimeve me rastin e festave. Ajo i rikujton edhe një herë nxënësve dhe mësuesve që të jenë mjaft të kujdesshëm për masat anti-covid dhe higjienën, si një përgjegjësi e përbashkët për të mbrojtur shëndetin e gjithësecilit,

Statusi i plotë i Ministres Kushi: Të dashur nxënës, Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.

Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.

Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë! ?