Bibliotekat e shkollave në këtë fillim vit kanë nisur të pajisen me tituj të rinj. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi gjatë një vizite në bibliotekën e një shkolle në kryeqytet bëri të ditur se tashmë ka nisur shpërndarja e librave për bibliotekat e shkollave të vendit.

“Hodhëm një hap të rëndësishëm për pasurimin e bibliotekave të shkollave tona në të gjithë Shqipërinë. Pas një procesi të gjatë të punës së bordeve të pavarura të ngritura nga MAS, në 113 shkolla të vendit u pasuruan bibliotekat me literaturë shkencore didaktike dhe literaturë artistike”- thekson Kushi në statusin e saj në rrjete sociale.

Ajo shton më tej se investimi për bibliotekat e shkollave do të vazhdojë çdo vit për të mbështetur nxënësit dhe mësuesit tanë për një arsim sa më cilësor.