Prokuroria dhe policia kanë marrë në dorë godinën e Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha rrethanat e protestës që degjeneroi në dhunë ndaj institucionit ditën e sotme. Hetuesit kanë kërkuar që deri në mbledhjen e plotë të provave asnjë person të mos futet në ambientet e brendshme të saj.

Nga ana tjetër ka pasur edhe një debat me sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj pasi ai ka ngulmuar të lejojë median të futet brenda godinës. Kjo e fundit i ka kërkuar që me një laps dhe letër të japë deklarimet në lidhje me ngjarjen. Prokuroria ka marrë serverin e kamerave të Partisë Demokratike për të hetuar të gjitha pamjet që kanë fokusuar pamjet nga protesta e sotme.