Eni Çobani ka qenë pjesë e ekranit shqiptar për një kohë të gjatë, edhe pse rrallë herë tregon detaje për jetën e saj personale. Së fundmi, ajo ka qenë pjesë në “Edicionin Informativ në Klan News” me Iva Kalemin ku ka folur për karrierën e saj televizive me ‘E diela shqiptare’ si dhe me detaje të tjera të jetës.

Ndërkohë, ajo ka pranuar gjithashtu se i janë bërë shumë kërcënime për shkak të punës së saj, nga njerëz që i kanë shkuar pranë dhe e kanë takuar personalisht. “Kam pasur kërcënime. E kam mbajtur për vete deri tani, por po e pranoj. Ka pasur nga ata që më kanë kërcënuar, por unë nuk i ruhem askujt sepse mbaj përgjegjësi dhe nuk dal kurrë para publikut me gënjeshtra. Çdo gjë që them e kam analizuar mirë më herët”, rrëfeu ajo.

Ajo ju përgjigj edhe pyetjes së Iva Kalemit, për përfshirjen në politikë, ku tha se do ketë të reja dhe ka pasur gjithmonë ftesa, por nuk ka ende një datë konkrete.

Eni tha gjithashtu për publikun se i ka ngelur peng nga humbja e të atit dhe fakti që nuk u realizuan homazhe për ta pavarësisht kontributit të jashtëzakonshëm që ka dhënë për vendin.