Mbappe është prioriteti i Real Madridit.

Sipas ESPN, Kylian Mbappe te Real Madridi është pothuajse “punë e kryer”.

Francezi do të jetë lojtar i lirë në verë pasi po refuzon të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Ai e ka planifikuar që një kohë të gjatë transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe pritet të finalizohet në verë.