Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije sot se do të kallëzojë penalisht sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës.

“Si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë, këta nuk i auditon askush. Ku ikën lekët e solidaritetit, pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Ne do ta fitojmë këtë betejë dhe dita e sotme dhe diskreditimi i disa palaçove që njerëz që s’kanë lidhje me futbollin, mbushnin si vezë bikerinat e futbollit njerëz që nuk i kishim parë ndonjëherë. Ku erdhën këta ‘alienë’. Nëse do bëjmë kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim për sekretarin e përgjithshëm të shoqatës, shoqatës së vjetër. Vandaku vetëm po rritet në të gjitha fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari tërësisht kriminale. Zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezët në bikerina. Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar drejtuesit e Shoqatave jo delegatë që na i cakton FSHF dh ene i zbulojmë vetëm ditën e votimit. Kjo është pafytyrësi dhe falsifikim”, tha Veliaj.