Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se shërbimi i ri i reanimacionit në Peditarinë e re të QSUT është një strukturë unike në nivel kombëtar me kapacitete të dyfishuara dhe pajsije të teknologjisë së fundit.

“Shërbimi i Reanimacionit në Pediatrinë e re të #QSUT, një strukturë unike në nivel kombëtar, ka hapur dyert me kapacitete të dyfishuara dhe pajisje mjekësore të rinovuara, me standarde bashkëkohore. Jam e bindur që prof. Mira Kola dhe ekipi i saj do të bëjnë më të mirën për rritjen e standardit në këtë shërbim #SkaKohëPërPushim”, shkruan Manastirliu.

Në shërbimin e ri të reanimacionit do të ketë 28 postacione të gatshme të lidhura me sistemet e gazrave mjeksore, por mbi te gjitha zona të terapisë intensive të dedikuara për neonatët dhe fëmijët më të rritur, dhe që në këtë kohë të pandemisë kemi mundësi të ofrohen zona të izoluara për fëmijët që trajtohen me sëmundje infektive.

Spitali i ri pediatrik do të ofroj kushte me standarte europiane edhe në shërbimin e ri të urgjencë e cila disponon të gjitha pajisjet dhe një zonë observimi me kapacitet deri ne 30 shtretër me opsione zgjerimi të kapaciteteve pritese ne rast fluksi. Gjithashtu edhe shërbimi i ri i kirurgjisë infantile, me katër salla operacioni me teknologji të larte ku njëra do të jetë e dedikuar për ndërhyrje invasive me 10 shtretër para dhe post operator. Investimi do të vijoj edhe me rehabilitimin e godinës ekzistuese dhe në total për dy fazat e projektit vlera e financimit është 15 milion euro.