Kuvendi është mbledhur sot për herë të parë për këtë vit, në sesionin e ri parlamentar. Seanca ka nisur me himnin kombëtar që është respektuar nga ligjvënësit duke u ngritur më këmbë. Më pas kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka kujtuar ish-presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, i cili u nda nga jeta më 11 janar dhe ka kërkuar 1 minutë heshtje në nderim të tij.

Në seancën parlamentare ndodhet dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili pritet t’iu drejtohet me një mesazh deputetëve dhe shqiptarëve.