Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites POR vranësira të herë pas herëshme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2- 3 ballë.