Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Partia Socialiste ka bërë publikë pesë emrat që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme.

Kanë qenë drejtuesit e qarqeve të bashkive respective që kanë dhënë emrat shoqëruar me një CV të shkurtër të kandidatëve.

Ndërkohë Taulant Balla tha se për rastin e Lushnjes nuk ka ende një vendim, dhe se emri i kandidatit do të bëhet i ditur të martën. Sipas tij, Lushnja ka një vështirësi specifike edhe për faktin se ka një rol të madh në bujqësi dhe jo vetëm në punët urbane.

Emrat që do të garojnë nën siglën e Partisë Socialiste, zyrtarisht janë:

Bashkia Dibër – Rrahim Spahiu, 55 vjeç, me karrierë në sistemin banker

Bashkia Shkodër – Majlinda Angoni, Prefektja aktuale e Qarkut

Bashkia Vorë – Blerim Shera, psikolog e mësues

Bashkia Durrës – Emirjana Sako, kreu aktual i emëruar

Bashkia Lushnje – ???

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla, kreu aktual i emëruar