Kryeministri Edi Rama nisi paraditen e kësaj të enjte me një nga 12 pyetjet, për të cilat kërkon mendimin e shqiptarëve.

Si pyetje e parë është renditur a duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtje të veçantë sociale nga shteti.

Çdo person mbi moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë një nga tre alternativat që gjenden në formular.

“Unë besoj“, thotë kryeministri Edi Rama në letrën shoqëruese të formularit, “se ne shqiptarët kemi mundësinë të shkojmë shumë me shpejt përpara duke e dëgjuar njëri-tjetrin pa u ndarë më në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarjen, kundër interesit të familjeve shqiptare”.

“Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi” thekson kryeministri.