Qytetarë të shumtë i janë bashkuar deri tani nismës më të re të qeverisë “Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë”. Kryeministri Rama bën me dije se 16.544 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para.

Kreu i ekzekutivit ka publikuar një tjetër pyetje, ku fton qytetarët të japin mendimin e tyre, që ka lidhje me ata individë që kanë fituar statusin e pensionistit. Pyetja së cilës qytetarët ftohen ti japin përgjigje është: Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë që nuk duhet bërë ky diferencim i tillë. Si mendoni ju?

Postimi i plotë:

??KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 4
Me falenderimin e madh për 16.544 bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen, që janë përfshirë deri mbrëmë në Këshillimin Kombëtar, duke e plotësuar pyetësorin online qysh në 24 orët e para, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë??
Jepni opinionet tuaja duke klikuar këtu? https://keshillimikombetar.al/