Dusan Vlahovic ka qenë padyshim goditja më e bujshme e merkatos së janarit. Juventus e ka siguruar sulmuesin e Fiorentina-s për një shifër rekord dhe tani kanë ardhur fjalët e para të serbit si juventin.

“Jam me të vërtetë i gëzuar dhe krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe e këtij klubi. Do të jap gjithçka për të arritur objektivat që kemi. Juventus përfaqëson krenari, traditë dhe familje. Juventus është gjithmonë aty, deri në fund. Nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë Vlahovic për kanalet zyrtare të klubit.

“Do të kërkojë ta ndihmoj trajnerin dhe shokët e skuadrës sa më shumë të jetë e mundur. Duam të jemi gjithnjë e më shumë më të mirët. Këtë duhet të arrijmë në të ardhmen”.

Në lidhje me ditën e parë te bardhezinjtë: “Një gjë e mrekullueshme. Ditëlindja ime ka qenë një nga ë specialet e jetuara deri tani. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë për ta bërë këtë klub krenar. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do të luftojmë deri në fund. Siç thuhet klëtu, deri në fund…”.