Miqtë, familjarët dhe fansat kanë gjetur një mënyrë shumë të bukur për të shprehur përkrahjen për banorët që ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në shtëpi. Yjet herë pas here marrin mesazhe mbështetjeje përmes dronëve apo me parashuta. Ditën e sotme Iliri është suprizuar nga një mesazh që i erdhi pikërisht me parashutë. E kjo nuk është hera e parë që merr mbështetje të tillë. Por kësaj radhe duket se këtë dhuratë ia ka bërë miku i tij, Sabiani, me të cilin krijoi një miqësi të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo për shkak se në të shkruhej: “Ilir, Sabiani, je 100 mijë euroshi im.

Banorët menjëherë thanë se këtë e ka bërë këngëtari i njohur, tashmë të presim se si do të reagojë ai. Fansat po presin që Sabiani të zbulojë nëse fshihet ai pas kësaj surprize apo jo. Kujtojmë se këngëtari ka postuar mëngjesin e sotëm një foto me prindërit e balerinit të njohur, ku shfaqen të përqafuar. Gjithashtu kur vajza e Ilirit ishte në Tiranë për të takuar të atin, ai e ka përcjellë atë për në aeroport.