Një nga situatat dhe çështjet më të komentuara në këtë “Big Brother Vip Albania” ka qenë padyshim lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Edhe pse çifti kishte disa kohë i ndarë nga njeri-tjetrit, hyrja e moderatores së “PërPuthen” në një nga puntatat e “PRIME”-t të “BB VIP” u kthye në një nga ngjarjet më të bujshme dhe të pëlqyera të të gjithë shqiptarëve.

Edhe banorët brenda shtëpisë e kanë diskutuar lidhjen që Donaldi dhe Bora kanë patur, duke vënë në qendër të diskutimit të tyre diferencën e moshës midis tyre.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit Beniada, Arjola dhe Einxhel kanë biseduar rreth moshës së tyre.

“Është e re Bora Zemani.”-ka nisur Beniada.

“Sapo ka mbushur 30-të.”- ka thënë Einxhel.

Ndërkohë, Beniada u shpreh se edhe pse ata kanë një diferencë prej 4 vjetësh, Donaldi në arsyetim dhe në personalitet sipas saj, duket si më i madh.

“Është e re, 26 me 30-të janë aty-aty. Pastaj Donaldi duket si 34-35 ndonjëherë. Si i mban flokët, si vishet. Duket më i madh dhe nga mënyra si flet, si i argëton të tjerët. Nuk duket si 26-vjeçar. Bora është e re, mosha ime, po mua më duket më e vogël se vetja, duket si 23-vjeçare.”- ka komentuar ajo.