Në intervistën e dhënë për France Football me rastin e marrjes së çmimit si lojtari më i mirë francez për vitin 2021, Karim Benzema ka folur edhe për mënyrën si ka ndryshuar mentaliteti i tij pas lamtmuriës së Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid në 2018-ën.

“Është e thjeshtë. Kur Cristiano luante te Real Madrid, shënonte mes 50 dhe 60 gola në vit. Kështu, unë duhej të përshtatesha me këtë realitet. Më është dashur të lëviz më shumë në fushë, t’i krijoja hapësira. Unë ndihmoja atë, ashtu si ai më ndihmonte mua”, ka thënë ylli i Los Blancos.

“Kur është largua ai, gjithçka ka ndryshuar dhe më takonte mua të futesha në zonën e rreptësisë, të shënoja, të jepja asiste për shokët e skuadrës. Kam marrë komandën në mënyrën time”.

“Futbolli është kthyer në një sport ku shikojmë statistikat, duhet të përshtatesh dhe unë përshtatem shumë mirë. Më pëlqen futbolli kur është i luajtur, me një prekje, i rrjedhshëm, me lëvizje, rreziqe.

Ia jep një shoku të skuadrës që është i lirë, ai ta kthen, gjendesh para portierit, bën një finte dhe ia pason përsëris shokut të skuadrës. Ky është futbolli që dua. Kjo është ajo që bëj sa herë luaj dhe nuk do të ndryshoj kurrë. Është si t’i japësh një Ferrari! Loja, duhet të jetë e bukur dhe elegante”.