Tashmë është zyrtare: Stefano Sensi largohet nga Inter për të nisur një aventurë të re tek Sampdoria. Të dy klubet kanë reaguar në faqet zyrtare duke saktësuar se Sensi transferohet në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Sensi u aktivizua në 52 ndeshje me fanellën zikaltër ku shënoi 4 gola, fitoi titullin në Serie A dhe Superkupën e Italisë.

Inter është shumë aktiv në këtë merkato dimri, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pasi siguruan shërbimet e Robin Gosens dhe Caicedo, më këtë të fundit që mbetet të konfirmohet zyrtarisht, Beppe Marotta vijon të punojë për të ardhmen teksa objektivi kryesor është të rezervojë talentin e Sassuolo, Gianluca Scamacca.

Nuk është një mister që Inter pëlqen shumë sulmuesin italian, por konkurrenca për të është e madhe, për këtë arsye Marotta kërkon ta mbyll sa më shpejt këtë çështje për të shmangur konkurrencën e Juves në verë.