“Kundër Empolit do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse toskanët kanë ekip të mirë dhe dinë të vënë në vështirësi këdo. Megjithatë, ne duam të nisemi nga fitoret e mbylljes së fazës së parë kundër Genoa dhe Venezia, do të japim gjithmonë maksimumin”.

Kështu është shprehur Elseid Hysaj gjatë prognozës së ndeshjes mes Lazio dhe Empoli në “Olimpico”. Shqiptari, ish-i ndeshjes në fjalë, foli edhe për momentin që po kalon skuadra e tij dhe më tej: “Rikthimi pas pushimit të Krishtlindjeve është gjithmonë i pasigurt për çdo ekip, thjesht duhet të jemi perfeksionistë në çdo detaj dhe të kuptojmë se kampionati fillon përsëri.

Të luajmë me zemër dhe të marrim pikë të rënda. Të përballem me Empolin është gjithmonë bukur, kam shumë kujtime dhe miq nga koha ime në Toskanë. Shpresoj të fitoj, sepse pas ndeshjes mund të flas me ta me buzëqeshje në fytyrën time (qesh)”.