Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri janë dy nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” të cilët kanë krijuar shoqëri dhe aleancë me njeri-tjetrin që në nisje të rrugëtimit të tyre, dhe vazhdojnë të mbeten po aq të afërt si në fillim. Megjithatë, shumë veprime dhe deklarata që dyshja ka bërë, herë pas here janë komentuar nga publiku si një marrëdhënie më shumë se thjesht miq të mirë.

Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e shakasë së Ilirit ku i ka kërkuar një puthje në buzë Arjolës, apo të deklaratës së kësaj të fundit për balerinin, ku tha se do të donte një mashkull si Iliri në vend të ish-bashkëshortit. Ndërkohë, duket se thashethemet janë shtuar dhe aludimet janë rritur për marrëdhënien e tyre, pas një videoje që po bën namin në rrjet.

Bëhet fjalë pikërisht për veprimin e Ilirit kundrejt aktores. Gjatë qëndrimit në dhomën e grimit, teksa po bëhenin gati për PRIME-n e rradhës, ai e ka goditur Arjolën në të pasmet e saj, ndëkohë që ajo ecte nëpër dhomë.

Reagimi i Arjolës ka qenë tepër i zakonshëm duke i dhuruar një buzëqeshje. Duket se dyshja për një moment e harroi prezencën dhe vëzhgimin e pandalshëm të kamerave në shtëpi.