Kushdo që dëshiron të shmangë gjobat për personat 60 vjeç e lart që nuk janë vaksinuar, që do të hyjnë në fuqi në Greqi javën e ardhshme, ka një mënyrë të thjeshtë për të shmangur ndëshkimin, deklaroi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Vaksinohesh dhe më pas nuk paguan asnjë gjobë”, tha Mitsotakis në një intervistë për ANT1.

Rregulli, i cili do të hyjë në fuqi të hënën, kërkon që kushdo që është mbi moshën 60 vjeç e lart duhet të paguajë një tarifë mujore prej 100 euro (114.50 dollarë) nëse ata kanë zgjedhur të mos vaksinohen kundër koronavirusit.

“Deri atëherë, pothuajse 90 për qind e personave në moshën 60 vjeç e lart do të jenë vaksinuar,” tha Mitsotakis.

Sapo ligji të hyjë në fuqi, autoritetet shtetërore shëndetësore do t’i transmetojnë emrat e të pavaksinuarve tek autoritetet financiare, kështu që do të vendosen gjobat. Paratë do të përdoren për të mbështetur spitalet në Greqi.