Moderatorja e njohur Dojna Mema i ka dhënë fund përfundimisht beqarisë. Dojna ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj këngëtari Vlashent Sata. Propozimi ndodhi në një nga destinacionet më të vizituara të Spanjës, në Barcelonë. Këtë e ka zbuluar vetë Dojna me një video ku shfaqet duke puthur plot dashuri partnerin teksa mban në gisht unazën e propozimit. “Përgjithmonë Po”, ka shkruajtur moderatorja përkrah postimit. Dojna Mema vetëm pak kohë më parë bëri publike lidhjen e saj me Vlashentin edhe pse bashkë kishin 4 vite të lidhur.

Në një emision Dojna Mema tha se janë njohur në një pop intervistë dhe i dukej sikur po shihte një njeri që kishte kohë që e njihte. “Vlashenti përpos se është artist, ka edhe shumë humor. Ne jemi dy karaktere shumë të forta dhe i japim ritëm jetës sonë. Kur e kam intervistuar Satën, më dukej sikur takova një njeri që e kisha njohur më parë. Unë nuk jam kurrë komode dhe kurrë nuk e kam kërkuar famën.” – është shprehur moderatorja.

E ndërsa këngëtari ka thënë: “Ne jemi shumë kërkues tek vetja. Është fat i mirë të kem Dojnën në krah. Po është e vërtetë ajo që thotë Dojna, jemi njohur në intervistë. Jam përpjekur që ta evitoj famën. Gjatë intervistës së Dojnës, jam supririzuar gjatë ditës kohës.
Ne po bashkëjetojmë. Edhe pse kemi qenë në distancë, nuk e kemi përjetuar si distancë, sepse Donja është kaq e gjallë dhe komunikimi ynë është gjithë tonalitet e ngjyra.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)